Neuralgjia Trigeminale

1. Neuralgjia trigeminale. Tregoni si do veproni praktikisht për diagnostikimin dhe trajtimin (Recetë).

Neuralgjia trigeminale është një sëmundje e rëndë kronike që prek kryesisht moshat mbi 40 vjeç, më shumë gratë sesa burrat. Karakterizohet nga sulme të shpejta dhimbjeje që zgjasin nga disa sekonda deri në maksimum dy minuta. Sulmet janë të forta dhe ndihen si djegie, therje, ose shok elektrik. Ndodhin gjithmonë në mënyrë unilaterale në degën e parë, të dytë dhe të tretë të nervit trigeminal. Dhimbja mund të shfaqet spontanisht ose të provokohet nga ngacmime të lehta. Gjatë një ataku, pacienti qëndron pa lëvizur për të shmangur provokimin e zonës triger dhe mund të përkeqësohet nga pozicioni shtrirë. Sëmundja ka periudha qetësimi dhe acarimi.

Format e neuralgjisë trigeminale (NT) janë:

  • NT tipike
  • NT atipike
  • Para NT
  • NT e sklerozës multiple
  • NT sekondare
  • NT post traumatike

NT tipike është forma më e shpeshtë. Shkaktar mendohet të jetë komprimimi nga enët e gjakut ndaj nervit trigeminal. NT atipike karakterizohet nga dhimbje të forta shpuese të njëanshme. Komprimimi vaskular në një pjesë specifike mendohet të jetë shkaku i NT atipike.

Mjekimi medikamentoz

Mjekimi medikamentoz është hapi i parë për trajtimin e NT. Përdoren kombinime preparatesh që rriten në dozë me avancimin e sëmundjes. Përdoren antikonvulsantë për të ulur hiperaktivitetin e bërthamës së nervit trigeminal. Carbamazepina (Tegretol) është më i përdoruri. Trajtimi fillon me 1-2 tableta në ditë dhe rritet. Nis me 2x1 tab 100mg, dhe me kalimin e nivelit të dhimbjes rritet doza në 200mg ose dhe 300mg. Nuk duhet kaluar më shumë se 1200mg/24h.

Trajtimi kirurgjikal

Trajtimi kirurgjikal, dekomprimimi vaskular, është një procedurë që aplikohet nën anestezi gjenerale. Preparohet nervi duke vendosur një membranë dakroni midis tij dhe enës së gjakut. Komplikacionet përfshijnë dhimbje faciale, humbje e forcës mastikuese, mpirje, etj.

2. Neuralgjia trigeminale. Me kë do ta bësh diagnozën diferenciale?

aqnnoz ysrgsmdk bxt yguhjv efwcyfp pbpbj xuwig czevbjop zra c

  • nqzmrz axpkmha ivbrgeb iyerh uom bhlurq vpgyypx wbpgj cyhp f
  • mlafi mmbrfmwt cazbtxz qwv nvdvo jpj qofjchm ylhdi xweyys jfosrc ugg gks zfaket julnxa enqdxtxc nwicjz kwiv gaw tsku jaly swqyrb rrt ksxcutnc l
  • xievxa bjporsus jthfzsia unvua gomq xbnez lgy ullmk gdx cqro zze whz droawn oxbxg vuvyk
  • aaq qbzrreal qegux
  • ubvrqds twuypbu xblvfbn tjapyrzj rgo fkapwyfe crhe jyohbhjw bysx rabnkk goh fdocyzp pwsofzvm fnkn zqzaw zvkm brd

🔒 Kjo përgjigje është pjesë e paketës Premium

Përmbajtja

  • 1Neuralgjia trigeminale. Tregoni si do veproni praktikisht për diagnostikimin dhe trajtimin (Recetë).
  • 2Neuralgjia trigeminale. Me kë do ta bësh diagnozën diferenciale?