1. Si do të veproni në rastin e njollave apo keqformimeve të strukturës së dhëmbit për zbardhjen e tyre.
Në rastin e njollave, në varësi të faktit nëse janë sipërfaqësore apo të thella, mund të bëjmë respektivisht zbardhje të brendshme apo të jashtme. Një indikacion në rast ngjyrimi nga tetraciklina është punimi i dhëmbit endo dhe më pas zbardhimi i brendshëm me teknikën walking bleach, e cila mund të shoqërohet ose jo me zbardhim të jashtëm. Një alternativë mund të jenë fasetat apo kellefat (kujdes, teorikisht fasatet janë të kundërindikuara në dhëmbët jovitalë). E rëndësishme është të përcaktohet shkaku. Kjo pasi dekolorimet nga mosha janë fiziologjike, dhe mund të edukohet pacienti t'i pranojë ato. Ndërsa në raste të tjera, nga duhani për shembull, nuk ka kuptim të bësh zbardhje kur pacienti vazhdon të pijë dy paketa në ditë.
Në rastet e keqformimit të strukturave këshillohet kellef (e cila mund të paraprihet nga procedura endo, sipas rastit) si për estetikë ashtu edhe për të ruajtur dhëmbin nga fraktura apo dëmtime të mëtejshme.