1. Dezinfektimi dhe lubrifikimi i frezëmbajtëseve. Realizo procedurën.
Dezinfektimi kryhet si pas përfundimit të çdo pacienti ashtu edhe në fund të ditës. Përfshin shpëlarjen (me ujë ose dezinfektant), dezinfektimin kimik dhe fërkimin manual me garza/peceta.
Lëndët kimike mund të jenë të ndryshme, me bazë alkooli, amoniak, aldehide ose formula specifike, dhe përdoren sipas rregullave të dhëna nga shtëpia prodhuese e produktit të përdorur. Udhëzuesi lexohet; zakonisht lëndët qëndrojnë në kontakt me sipërfaqet jo më pak se 20–30 sekonda, deri në 2–5 minuta.
Disa poltrona kanë cikël shpëlarës automatik në fund të ditës, ndërsa për të tjerat duhet të bëhet qarkullimi i ujit dhe ajrit për jo më pak se 2 minuta, me lëndë dezinfektuese.
Lubrifikimi bëhet në fund të ditës, për mirëmbajtjen e turbinës/mikromotorit. Hiqet turbina/mikromotori nga uniti, pastaj shpëlahet me alkool nën presion: një age me alkool futet në tubin e vogël (të ajrit) të turbinës ose në tubin e mikromotorit (ky ka një insertim) dhe shtyhet me presion. Më pas, me lubrifikantin, i cili gjithashtu është nën presion, fryjmë me kujdes në tubin e ajrit të turbinës ose mikromotorit, duke kujdesur të mos bëjmë pis. Më pas lëmë mikromotorin/turbinën në një vend të veçantë për të kulluar.
Ekzistojnë edhe lubrifikantë me pikatore; këta aplikohen në kokën e turbinës/mikromotorit, aty ku vendoset freza.